Lajmet e fundit

Mario Balotelli është në dyshim për ndeshjen ndaj Portugalisë të vlefshme për Ligën e Kombeve, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Polonisë.
Sulmuesi i Nice bëri sot testet mjekësore për të shikuar nëse ka ndonjë lëndim të mundshëm muskulor dhe nuk arriti të marrë pjesë në seancën stërvitore, përcjell Klan Kosova.
Përveç lëndimit, pengesë tjetër që Balotelli të jetë titullar në këtë ndeshje, janë edhe Andrea Belotti dhe Ciro Immobile të cilët i bëjnë konkurrencë atij.
Para 28 vjeçarit edhe Pietro Pellegri u detyrua ta lëshojë kampin italian pas një lëndimi.