Lajmet e fundit

Roberto Mancini, isht mentori i Mario Balotellit, është shumë i sigurt se sulmuesi mund t’i shënojë më shumë se 20 gola në Ligën e Kampionëve, mirëpo i kërkon që të ndalojë së bëri lëvizje prej stripteri.
Balotelli ka bërë një paraqitje fantastike pasi që ka shënuar gjashtë gola në pesë paraqitje.
Mancini i cili ka punuar me Balotellin në Inter dhe në Manchester City, s’ka asgjë tjetër pos një fond me kujtime për sulmuesin dhe është shumë i gëzuar që e sheh në formën më të mirë.
“Çdokush ka diçka për të thënë për Marion dhe mendoj që kjo është e lodhshme për të”, ka thënë Mancini për L’Equipe, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj se ai është fantastik. Është special në atë që bën. Nganjëherë të bën tmerrësisht nervoz, pos s’mund të mos ia dëshirosh atij njeriu më të mirën. Kam vetëm një porosi për të, “Mario mbaje fanellën të veshur”.