Lajmet e fundit

Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, e ka kritikuar reperin, Kanye West, për komentet e këtij të fundit mbi skllavërinë.
“Kur dëgjon për skllavërinë për 400 vjet...për 400 vjet? Kjo tingëllon sikur zgjedhje”, kishte thënë reperi për mediumi amerikan, TMZ.
“Ke qenë ashtu për 400 vjet, dhe kjo është e tëra nga ju? Është sikur jemi mendërisht të burgosur”.
Mes shumë reagimesh ndaj këtyre pohimeve të tij, ishte edhe i sulmuesit të Nice.
“Çfarë dokrra dalin nga goja jote? Vërtetë? Skllavëria ishte zgjedhje? Vëlla, seriozisht, kush ta ka shpëlarë trurin?”, ka shkruar Balotelli në Instagram mbi fotografinë e Kanye-s.