Lajmet e fundit

Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ia ka ofruar klientin e tij klubit gjerman, Borussia Dortmund, sipas raportimeve nga Bild, përcjell Klan Kosova.
Klubi nga Bundesliga duket se ishte ftuar që të provojë transferimin e sulmuesit italian, i cili është vënë në kërkim të një skuadre të re, pas skadimit të kontratës së tij me Nice.
Sidoqoftë, Bletat kanë refuzuar që të nënshkruajnë me ish-futbollistin e Interit, pasi që po përqendrohen në caqet tjera alternative, ndër to edhe Marius Wolf.