Lajmet e fundit

Mario Balotelli do të mbrojë ngjyrat e Nice së paku edhe për një sezon.
Sulmuesi italian do të mbetet në ekipin francez edhe në edicionin 2018/2019, njofton Goal, përcjell Klan Kosova.
28 vjeçari që kishte shprehur interesim për t’u larguar nga Ligue 1, tani u konfirmua se do të mbetet në këtë klub edhe për një vit tjetër.
Ai iu bashkua Nice në vitin 2016 dhe ka shënuar 43 gola në 66 paraqitje.