Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpool, Mario Balotelli është i vendosur që të rikthehet në Itali.
Klubi i Bologna është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e italianit.
Shtatë milionë është duke kërkuar Liverpool për ta lënë të lirë lojtarin i cili dështoi që të tregoi vetën në Anfield.
Për Balotellin janë të interesuara edhe shumë skuadra tjera italiane, por që më afër tij është pra skuadra e Bologna.
Pantelo Corvino, drejtori i këtij klubi ka thënë se do ta dëshironte që në klubin e tij ta ketë një lojtar nga kategoria siç është Balotelli, transmeton Klan Kosova.