19.09.2016 · përditësuar para 3603 dite1 min lexim
Mario Balotelli do të kthehet në Premier Ligë dhe kjo është shumë e sigurt, ka thënë agjenti i futbollistit, Mino Raiola, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.
Balotelli këtë vit la Liverpool-in për Ligue 1, duke nënshkruar me Nice, ndërsa legjenda e Liverpool-it, Jamie Carragher, tha se klubi francez e kishte “mbipaguar” italianin, duke dyshuar kështu në aftësitë e tij.
Por, Raiola beson fuqishëm se klienti i tij do ia dal prapë të kthehet në ligën angleze.
“Italia është një vend i pajetueshëm për të për shkak të vëmendjes së madhe që ka atje”, ka thënë ai për Daily Mail.
“Nëse ai e dëshmon se mund të qëndrojë në formë tek Nice dhe të shënojë gola atëherë imagjinojeni sa atraktiv do të jetë për ndonjë nga trajnerët e Premier Ligës vitin e ardhshëm”.
“Francës i është dashur ai, njëjtë sikur u duhej dikur Zlatan. Ai i bënë mirë vet ligës, por absolutisht do të rikthehet në Premierë Ligë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.