Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Podujevën, Ekrem Hyseni ka marrë 16 mijë e 451 ose 44.30 përqind në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve në garën për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht mban postin e të parit të këtij qyteti ka marrë 16 mijë e 338 në përqindje 44,00%, njofton Klankosova.tv.
Hyseni e Bulliqi do të përballen në balotazhin e 14 nëntorit me 113 vota dallim.
Garë e fortë mes dy partive është zhvilluar edhe për Kuvendin Komunal të Podujevës.
Lidhja Demokratike radhitet e para në garën për ulëse në Kuvend me 11.692 ose 38,49%, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 11 mijë e 361 ose në përqindje 37.40.
Këto rezultate mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës./Klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.