Në rajonin i Kapadokias, i njohur për balonat e tij shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë, ndodhi një aksident tragjik që mori një jetë.
Sipas mediave turke, dy balona me ajër të nxehtë u rrëzuan në Provincën Aksaray ( Turqi ) të dielën në mëngjes.
Raportohet se 12 persona u plagosën, ndërsa një burrë ndërroi jetë, transmeton Klankosova.tv
https://twitter.com/i/status/1934133261975843218
Sipas gjetjeve fillestare, viktima ishte një pilot 37-vjeçar i balonave me ajër të nxehtë, i cili dyshohet se bllokua nën shportën e balonave gjatë uljes.
Sipas transmetuesit shtetëror TRT, pasagjerët ishin nga Indonezia. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.