Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministrja shqiptare, Belinda Balluku, ka folur për natyrën e sulmit të ministrisë së inteligjencës së Iranit ndaj Shqipërisë.
Numri dy i qeverisë Shqiptare tha se sulmi kibernetik kishte për qëllim fshirjen totale të të dhënave të shtetit shqiptar por nuk ia arritën.
Balluku tregoi se ndërkohë po zhvillohen tryeza pune me anëtarët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri. Ajo tha se ata po qëndrojnë këtu për qëllim humanitar dhe nuk duhet të bëjnë asnjë veprimtari tjetër, raporton Top Chanel, transmeton Klankosova.tv
“Kemi një vëmendje të shtuar,jemi duke diskutuar në tryeza konstruktive të gjithë marrëdhënien dhe fushën e lirisë së veprimit që kanë. Nuk duhet harruar se MEK ka ardhur në Shqipëri si një grup për mbrojtje humanitare, nuk kanë ardhur si grup politik”, theksoi Balluku.
Në Shqipëri prej vitit 2016 strehohen rreth 3000 anëtarë të opozitës MEK, për pasoje Irani realizoi sulmin kibernetik.