Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në Paola të Maltës ndërmjet Hamrun Spartans dhe Ballkanit.
Këto dy skuadra po i mbajnë portat e pa prekura për mbi 135 minuta, pasi edhe ndeshja e parë ndërmjet tyre në Podujevë, u mbyll me rezultat të bardhë, raporton klankosova.tv.
Kampionët e Kosovës në stadiumin “Tony Bezzina” po e kërkojnë rrethin e tretë kualifikues, atje ku i presin homologët nga Irlanda e Veriut, FC Larne.
Që nga pjesmarrja e parë e "Xhebrailave" në eliminatoret e UEFA Europa Conference League, ata nuk janë eliminuar asnjëherë, duke shkuar për dy vjet radhazi në fazën e grupeve.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.