Është kompletuar sot xhiroja e 19-të në Superligën e Kosovës me dy ndeshjet e luajtura.
Ballkani ka arritur të merr maksimumin e pikëve në udhëtim te Gjilani duke fituar 1-2. Almir Kryeziu shënoi në minutën e dytë për t'i dhënë avantazhin skuadrës nga Suhareka.
Në pjesën e dytë realizoi Diene golin e sigurisë për Ballkanin. Gjilani shkurtoi diferencën në minutën e 72-të me golin e Oltion Bilallit. Me këtë fitore Ballkani kryeson kampionatin me 36 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e 6-të me 26 pikë.
Ndërkohë, Malisheva ka fituar 1–0 kundër Prishtinës së Re. Golin e vetëm të përballjes e realizoi Etnik Brruti nga penalltia.
Malisheva pas këtij triumfi ka 30 pikë në vendin e katërt, ndërsa Prishtina e Re zë pozitën e fundit në tabelë me 15 pikë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.