Lajmet e fundit

Katër ditë pasi e zhvilloi ndeshjen e dytë në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës, Ballkani sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Superligë ku do të përballet me Ferizajn.
Ndeshja do të zhvillohet në Ferizaj, në stadiumin me bar sintetik në orën 15:00.
Deri tash skuadra nga Suhareka, ka zhvilluar vetëm katër ndeshje nga të cila ka arkëtuar nëntë pikë dhe sot do të kërkojë vetëm fitore për të qëndruar në hap me skuadrat e para të renditjes tabelare.
Ferizaj i udhëhequr nga trajneri Arbnor Morina po tregohet një skuadër e papërshtatshme për të gjithë kundërshtarët.
Ata në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje, tri barazime dhe një fitore, atë ndaj Llapit.
Momentalisht Ballkani renditet në vendin e gjashtë me nëntë pikë, kurse Ferizaj ka shtatë pikë në vendin e tetë.