Kampioni në fuqi Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës.
Dyja skuadrat patën një përballje mes vete, në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ku skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 0:3.
Ekipi nga Suhareka do të hyjë në këtë takim pas një fitore ndërsa Malisheva pas katër.
Aktualisht, Ballkani është i dyti në tabelë me 48 pikë, ndërkaq Malisheva është e katërta me 41 pikë.
Ndeshje tjetër mjaft interesante e javës së 24-të, do të jetë në stadiumin "Përparim Thaçi".
Përballë njëra - tjetrës do të jetë Liria dhe Feronikeli 74.
Ekipi nga Prizreni këtë edicion ka vetëm një fitore dhe janë të fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të grumbulluara, teksa në xhiron e kaluar regjistruan humbje.
Formë të mirë nuk po kalon as “Nikli”, që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Superligë, ku kanë regjistruar tri humbje e dy barazime.
Skuadra nga Drenasi është e shtata në tabelë me 23 pikë.
Të dy ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.