Lajmet e fundit

Ilir Daja dhe kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, zyrtarisht i kanë ndarë rrugët.
Njoftimi u bë përmes rrjeteve sociale nga klubi suharekas.
Në të bëhet e ditur se Daja ka konsideruar që nuk ka më shumë çfarë të jap për Ballkanin.
"Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë. FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu. Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë", thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë zhvillim gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe Klankosova.tv
Strategu shqiptar, i cili ka drejtuar edhe Skenderbeun drejt shumë sukseseve brenda dhe jashtë Shqipërisë, pritet ta drejtojë Dinamon e Tiranës.