Lajmet e fundit

Ballkani ka humbur nga Viktoria Plzeni në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës së Evropës.
Lukas Kalvach realizoi golin e epërsisë për Viktoria Plzenin, duke lansuar një goditje nga distanca në minutën e 74-të.
Me këtë humbje Ballkani zë vendin e tretë në grupin C me 0 pikë, teksa Dinamo Zagrebi zë të parin me tri pikë, pas fitores 5:1 ndaj Astanës.
___________________________________________________________________
90'
Referi i ka dhënë tetë minuta lojë shtesë.
86’
Almir Kryeziu pati një rast për ta barazuar rezultatin mirëpo goditja e tij shkon jashtë kuadratit.
83’
Nazmi Grifshi pati rast të madh. Lansoi goditjen nga distanca, mirëpo topi përfundoi fare pak lart shtyllës.
82’
Ballkani vjen me dy zëvendësime përnjëherë. Bleart Tolaj dhe Vesel Limaj zënë vendin e Albin Berishës dhe Lorenc Trashit.
74'
Lukas Kalvach ka realizuar golin e epërsisë për Viktoria Plzenin. Ai realizoi nga distanca në minutën e 74-të.
73’
Almir Kryeziu hyn në lojë për Ballkanin. Zë vendin e Walid Hamidit.
70'
Albin Berisha i Ballkanit mbetet i shtrirë në tokë. U përplas në ajër me Traoren (Plzen).
69’
Jan Kliment zë vendin e Choryt i cili u zverdh dy minuta më parë.
67’
Tomas Chory ndëshkohet me të verdhë te Plzeni.
64’
Pavel Sulc ndëshkohet me karton të verdhë te Plzeni.
63’
Pavel Bucha largohet nga loja te Plzeni. Ibrahima Traore e zëvendëson.
60’
Gentrit Halili zëvendësohet me Arbër Potokun (Ballkani).
54'
Armend Thaqi zverdhet te Ballkani.
50'
U pretendua për penalti për Viktoria Plzenin. Megjithatë, pasi u konsultua me VAR-in, referi e pa që sulmuesi i Plzenit ishte paraprakisht në pozicion jashtë lojës.
45'
Ka përfunduar pjesa e parë midis Viktoria Plzenit dhe Ballkanit. U bitis ashtu si u nis, 0:0.
40'
Vjen mundësia e parë për Ballkanin. Tre lojtarë futen në zonë, mirëpo nuk arrijë të vijnë deri te goditja.
30'
Kalojnë gjysmë ore lojë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzenit Rezultati aktual i ndeshjes është 0-0. Posedimi i topit është në anën e kampionit të Kosovës.
20'
Po zhvillohet minuta e 20-të e takimit dhe ende nuk ka asnjë goditje në drejtim të portës nga ansnjëra skuadër.
_________________________________________________________________________
Kampioni i Kosovës, Ballkani, është mysafir i Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja është e vlefshme për grupin C të kësaj gare.