Lajmet e fundit

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur atë të Malishevës me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për tri pikë në Superligë.
Fillimisht Malisheva kalo në epërsi qysh në minutën e katërt, me një gol nga Agon Xhaka, ndërsa Ballkani barazoi një minutë para përfundimit të pjesë së parë, me një gol nga Ermal Krasniqi.
Në pjesën e dytë, Krasniqi sërish shënoi për të dërguar ekipin në epërsi, ndërsa Meriton Korenica u përkujdes që epërsia të thellohej në 3-1, njofton Klankosova.tv.
Behar Maliqi ngushtoi epërsinë për Malishevën, me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.