Kampioni i Kosovës në futboll ka vendosur të zbres në fushë me katër sulmues në derbin e Superligës ndaj Dritës.
Sunday Adetunji, Almir Kryeziu, Walid Hamidi dhe Giovanni Ribeiro do të jenë katërshja ofanzive e Ballkanit me të cilën Artin Pollozhani ka vendosur t'i sulmojë vendasit.
Mesfusha udhëhiqet nga Lindon Emerllahu dhe Eris Abedini, kurse mbrojtja përbëhet nga kapiteni Bajram Jashanica, Astrit Thaqi, Geralb Smajli dhe Arbër Potoku.
Në portë i përhershmi Enea Koliçi. Drita - Ballkani fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në Kanalin ArtSport 1 të platformës gjigante, Art Motion.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.