Ballkani e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3:0.
Kështu skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, po marshon drejt titullit të radhës në Superligë.
Suharekasit gjenden në kuotën e 72 pikëve.
Kështu në rast fitoreje ose barazimi javën tjetër kundër Llapit, Ballkani edhe zyrtarisht do të shpallej kampion.
Fitore ka shënuar edhe Llapi kundër Malishevës.
Skuadra e Tahir Batatinës, fitoi me rezultat minimal 1:0.
Aktualisht ekipi nga Podujeva renditet e dyta me 68-të pikë.
Një hap të gabuar e ka hedhur sot, Drita.
Gjilanasit barazuan pa gola kundër Ferronikelit, duke i thënë 'lamtumirë' titullit kampion.
U zhvilluan edhe dy ndeshja tjera në kuadër të javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1:0.
Dhe Liria është mposhtur në shtëpi nga Gjilani, me rezultat 1:3.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.