Ballkani ka arritur të shënojë fitore të lartë ndaj Besës në Suharekë, në ndeshjen e javës 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
4:1 fitoi ekipi vendës me dy gola të Korenicës, një të Gripshit dhe Prekazit, kurse për mysafirët shënoi Qorri, njofton KlanKosova.tv
Ky ishte takimi i katërt sivjet ndërmjet këtyre dy skuadrave, ku Ballkani i ka fituar të katërta (1:4, 4:1, 0:3 dhe 4:1), në total 15:3 në krejt këto takime.
Ballkani përkohësisht është lider i Superligës, ndërsa Besa në fund të tabelës.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.