Lajmet e fundit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka folur edhe për nismën Ballkani i Hapur.
Rama ka thënë se edhe Turqia e Greqia mund të bëhen pjesë e kësaj nisme teksa po ashtu tha se kjo nismë do të lehtësojë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
“Masazhi më i mirë i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët dhe për të gjetur gjithmonë e më tepër arsyet e mira për të zgjidhur mosmarrëveshjet”.
"Ne në Shqipëri e kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur larg është të ecim së bashku.Kjo na bëri bashkë me RMV dhe Serbinë për të krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, një platformë e hapur për të gjithë vendet e Kosovës, jo vetëm ne të tre, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjen, Turqinë dhe Greqinë e më tej. Një investim për gjithkënd", tha Rama.