E martja nuk do të jetë ditë pushimi për futbollin kosovar.
Sot, nga ora
13:00 kampioni aktual Ballkani, do t'i bëjë nikoqirllëk Gjilanit, nën komentimin e Arbon Flugajt.
Loja Ballkani - Gjilani, transmetohet në
Sport 1 të platformës më gjigante televizive në vend,
Artmotion.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 11-të të Superligës.
Aktualisht skuadra nga Suhareka, kryeson tabelën me 18 pikë derisa gjilanasit gjenden në vendin e tetë me 12 pikë.
Ndeshja nesër zhvillohen dy ndeshje.
Në stadiumin "Zahir Pajaziti", luhet ndeshja në mes të Llapit dhe Ferronikelit, e cila luhet nga ora
13:00, e cila transmetohet në
Sport 1 të
Artmotion.
Derisa në Klinë, Dukagjini e pret në shtëpi Suharekën, e cila po ashtu luhet nga ora
13:00 dhe transmetohet në
Sport 2.
Të enjtjen, në Gjilan luhet kryendeshja e javës në mes të Dritës dhe Prishtinës, me fillim nga ora
13:00 në
Sport 1 të platformës më të madhe televizive në vend,
Artmotion.
Loja Ferizaj - Malisheva, e përmbyllë javën e 11-të të Superligës.
Kjo përballje nis nga ora 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në
Sport 2 të
Artmotion.
[caption id="attachment_2408648" align="alignnone" width="2000"]
Ballkani - Gjilani, hap javën e 11-të në Superligë[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.