Lajmet e fundit

Ballkani ka gjetur fitore ndaj Feronikelit me rezultat 0-2.
Ndeshja vlejti për javën e 29 në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll, përcjellë Klan Kosova.
Golat për Ballkanin i dhanë Ermal Krasniqi në minutën e '35 dhe Mirlind Daku në minutën e '76 nga penaltia.
Ballkani për momentin është në vendin e dytë tre pikë larg Dritës dhe pritet të luaj kundër Gjilanit në ndeshjen e ardhshme.
Herën e fundit që këto dy skuadra u ballafaquan, Ballkani kishte mundur Feronikelin me rezultat minimal 1-0.