Lajmet e fundit

Theophilius Solomon e bënë ligjin në derbin e javës së 13-të në Superligë.
Sulmuesi i Ballkanit realizoi dy gola në fitoren përball ish kampionit të Kosovës Dritës.
Nigeriani golin e parë e shënoi në minutën e 54-të.
Teksa të dytin e shënoi katër minuta më pas, gol që u konfirmua edhe nga sistemi VAR.
Ai ka mundur ta përfundoj ndeshjen me het trik por këtë ia mohoi shtylla.
Me dy golat e Solomon-it, Ballkani iu gëzua triumfit ndaj intelektualëve dhe rikthehet në vendin e parë në tabelë me 24 pike dy më shumë se Drita.
Ndërkohe fitore befasuese arriti Ulpiana.
Në udhëtim te Drenica morri tre pikët e plota me golin e vetëm që e shënoi Marclei Santos.
Ishte kjo fitorja e tretë rresht për skuadrën e promovuar sivjet në Superligë.
E në takimin e tretë të ditës së shtunë Llapi mposhti Malishevën si mysafirë.
Autogoli i mbrojtësit të ekipit nikoqir, Ardian Hoti i dha tri pikë skuadrës nga Podujeva.
Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje Gjilani – Prishtina dhe Dukagjini – Ferronikeli që po ashtu transmetohen ne Artmotion.