Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Me dy gola nga Queven Inacio, kampionët aktual mposhtën 2-0 në Suharekë, Dukagjinin e Klinës, raporton Klankosova.tv.
Ishte braziliani Da Silva që në minutën e 43 i kaloi vendasit në avantazh, pas një pasimi që pranoi nga Almir Kryeziu.
I njejti futbollist u kujdes edhe për dyfishimin e epërsisë, duke realizuar në minutën e 63, një gol spektakolar nga distanca.
Pos humbjes, mysafirët pësuan edhe në bankinë, pasi në ndeshjen e radhës nuk do ta kenë trajnerin e tyre.
Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve, njofton Klankosova.tv
Pas kësaj fitore, kampionët aktual të Kosovës udhëtojnë në Irlandë të Veriut, për duelin evropian ndaj FC Larne.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.