E marta është dita kur dy skuadrat kosovare, Ballkani dhe Drita, zhvillojnë ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës luajnë si mysafirë të homologëve nga Malta, Hamrun Spartans, derisa në ballafaqimin e parë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Pikërisht në këtë teren, "Intelektualët" nga Gjilani presin islandezët e Breidablik, të cilët arritën t’i mposhtin në duelin e parë 2-1, raporton klankosova.tv.
Pos fitores, Dritës do t’i mjaftonte edhe barazimi në këtë përballje, kurse Ballkani duhet patjetër ta fitojë ndeshjen, qoftë edhe pas 120 minutave apo me penallti.
Nëse ia arrijnë qëllimit, atëherë në rrethin e tretë eliminator të UECL-së, suharekasit do të kenë për kundërshtarë kampionët e Irlandës Veriore, FC Larne, me të cilët ishin takuar sezonin e kaluar. Në të dyja përballjet “Xhebrailat” triumfuan (3-0 në Prishtinë dhe 4-1 në Belfast), njofton klankosova.tv.
Ndërkohë skuadra nga Gjilani do të ketë përball fituesin e duelit Auda (Letoni) – Cliftonville (Irlandë e Veriut).
Drita – Breiðablik nis në orën 17:00, kurse Hamrun – Ballkani nga ora 20:00.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.