Lajmet e fundit

Shkëndija e Tetovës është duke fituar me rezultat 2:0 ndaj skuadrës Dacia në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Europa League.
Golat për ekipin nga Maqedonia i kanë shënuar Besart Ibrahimi dhe Ardijan Cuculi.
Në “Mladost Stadium” të Strumicë tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” janë duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.
Madje ata kanë shpalosur edhe koreografi ku përfshihen të gjitha skuadrat shqiptare që sivjet marrin pjesë në kualifikime, qoftë Champions League, qoftë Europa League, njofton Klan Kosova.
“Evropë, shqiptarët po vijnë” është mbishkrimi i vënë nga “Ballistët”.
Aty janë të përfshirë klubet, nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, por që ky grup i tifozëve të gjithave u ka vënë prapashtesën “ALB” që nënkupton Shqipëria.