Lajmet e fundit
Ish kapiteni i kombëtares gjermane mendon se Pep Guardiola duhet të mbetet trajner i Bayern Munchen.

Pep Guardiola padyshim duhet të vazhdojë të mbetet tek Bayern Munchen, sipas ish mesfushorit të kombëtares gjermane, Michael Ballack.
Me kontratën që i skadon sezonin e ri, e ardhmja e Guarliolas mbetet e paqartë, pavarësisht insistimit të tij për të qëndruar.
Eleminimi i skuadrës në gjysmëfinale të Champions dhe humbjet në ndeshjet brenda kampionatit kanë bërë që e ardhmja e spanjollit të lidhet me një transfer tek ‘Citizens’.
Por, Ballack vazhdon të besojë se ai është personi i duhur për stolin bavarez.
“Taktikat e Pep janë të padiskutueshme. Ai është trajner i jashtëzakonshëm, i duhuri për Bayern”.
“Ata luajtën bukur për kohë të gjatë. Kah fundi i kampionatit pati disa lëshime, por kështu është gjithmonë me ekipet e mëdha”.
“Për momentin ka shumë ankesa. Të gjithë duhet pasur një perspektivë të të parit, pas eleminimit nga Champions. Baza për sezonin e ardshëm është e qëndrueshme”.