Lajmet e fundit

Muharrem Zeneli, që 24 vjet, gjeneratë pas gjenerate, bart nxënësit e fshatit Ballaban të Prishtinës nga shtëpitë e tyre për në shkollë, dhe anasjelltas.
Me buzëqeshje e emocion, fëmijët e presin te shtëpia; tashmë Muharremi është bërë shok i rrugës për ta, raporton Kiks Kosova.
Por, rruga gjarpërore prej 4 kilometrash, që shoferi së bashku me nxënësit e bën çdo ditë, është gati e pakalueshme dhe shumë e rrezikshme nga ngricat.
Ndonëse me shumë qejf e bën punën, Zeneli haptazi përmend vështirësitë, sidomos kur vjen stina e dimrit.
E në këtë rrugë, edhe ekipi i Kiks Kosova për pak sa nuk u aksidentua.
Detajet në videon më poshtë: