Baleti Kombëtar i Kosovës ka mbajtur konferencë në lidhje me premierën “Pristine Conditions”, që shfaqet më 9 maj, raporton Ekonomia Online.
Balerini Sinan Kajtazi tha se “Pristine Conditions” është premiera e dytë e këtij viti dhe falënderoi koreografin e shfaqjes, Arthur Kuggeleyn, që ka sjellë një shfaqje të tillë në Prishtinë për njerëzit që e duan baletin.
“Është premiera e dytë për vitin 2019, ne nuk është kohë e gjatë që kemi konferencë, këtë periudhë e kemi të ngjeshur, prapë është një premierë në qershor brenda 6 muajsh po realizojmë 3 premiera, e para ka qenë ëndërr, e dyta është që nesër do shfaqet para publikut dhe falënderojmë Arthurin që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe stafin. Arthuri është koreograf i njohur evropian sepse duke qenë vetë i një fushe tjetër aktor ka arritur të sjellë në skenën ndërkombëtare në vallëzimin bashkëkohor një stil të veçantë”, tha ai.
Ai njoftoi se nesër do të jetë premiera e “Pristine Conditions”, transmeton Klan Kosova.
Kajtazi u shpreh i pakënaqur me Ministrinë e Kulturës e cila nuk po i ndihmon baletit kosovarë, ai më tej tha që Arthuri që nga ardhja e tij në Kosovë nuk është paguar për asnjë mëditje të qëndrimit të tij në Kosovë dhe pret që MKRS-ja të reflektoj për këtë.
“Është për keqardhje që me 30 mars ka ardhur Arthuri këtu dhe ne nuk kemi mundur si institucion një mëditje të vetme me ia pagu, por është për shkak te rrethanave muajve të fundit, është keq me na ardh një i ftuar dhe mos me pas mundësi të paktën mëditjet sa qëndron këtu me ia heq, shpresoj që kjo të përmirësohet”, tha Kajtazi.
“Kërkoj nga Ministria e Kulturës të reflektoj dhe me e zgjedh këtë problem”, shtoi ai.
Koreografi i shfaqjes, Arthur Kuggeleyn, tha se ndjehet shumë i lumtur që është në Prishtinë për të 3-ten herë dhe shpreson se balerinët tek publiku me koreografinë e tij të sjellin një ndjenjë më ndryshe dhe pret që shumë njerëz të vijnë ta shohin premierën, raporton EO.
Balerini, Kreshnik Musolli, tha se për të ka qenë një përvojë shumë e mirë dhe çdo lëvizje e re është një zbulim i ri.
“Ka qenë përvojë e mirë sepse është stil i veçantë i tij dhe jo gjithçka është e përgatitur paraprakisht dhe çdo ditë është një zbulim i ri se çka është një lëvizje minimale dhe mund të zhvillohet më e madhe se që është nisur”, tha Musolli.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.