"Bolero & Bach La Orienta", titullohet shfaqja që do të jepet sonte nga ora 20:00 në Prishtinë, nga Baleti Kombëtar i Kosovës, që prezanton premierën e katërt për vitin 2025.
Shfaqje dypjesëshe "Bolero & Bach La Orienta" nga koreografi me famë botërore Mehmet Balkan, vjen përmes muzikës ikonike të Maurice Ravel dhe Johann Sebastian Bach.
Ky projekt artistik sjell në skenë një kombinim të fuqishëm midis elegancës klasike dhe ndjeshmërisë neoklasile dhe moderne, të interpretuar me energjinë dhe virtuozitetin e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës./Klankosova.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.