“Bach Alaturka & Bolero” do të jetë premiera e katërt e këtij viti nga Baleti Kombëtar i Kosovës. Provat për këtë shfaqje kanë nisur në bashkëpunim me koreografin e njohur ndërkombëtar, Mehmet Balkan.
Balerinët e BKK-së, kanë filluar punën me koreografin Balkan së bashku me asistenten e tij, Lale Balkan, dhe më 23 tetor 2025 do ta sjellin para publikut krijimin e ri dy-pjesësh “Bach Alaturka & Bolero”.
Mehmet Balkan është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Baletit Kombëtar të Kosovës tash e mbi 15 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai së bashku me balerinët e BKK-së kanë ngjitur në skenë vepra të rëndësishme si “Lidhja”, “Dasma”, “Ngjyrat e Vallëzimit”, “Rite of Spring”, “Sisters” e shumë të tjera./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.