Lajmet e fundit
Uellsiani ka thënë se nëse skuadra është e kujdesshme në mbrojtje dhe ka sulme në organizuara mund të triumfojë në Camp Nou.

Gareth Bale beson se Real Madrid mund ta mposhtë Barcelonën në Camp Nou.
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e dytë El Clasico të këtij edicioni të shtunën me fillim në 20:30.
Dhe uellsiani është i bindur që nëse skuadra ka sukses mund të triumfojë ndaj vendasve që janë liderë edhe në tabelën e klasifikimit.
"Barcelona duket në formë shumë të mirë. Edhe ne gjithashtu po luajmë më mirë së fundmi. Në ndeshje të tilla, loja ekipore sjell suksese”.
“Ne duhet të jemi të bashkuar. Në Camp Nou duhet të sulmojmë dhe mbrohemi të gjithë së bashku. Në këtë mënyrë mund të marrim pikë ndaj Barcelonës”.