Lajmet e fundit
Skuadra që drejtohet nga Antonio Conte mund të jetë destinacion i yllit të Uellsit, nëse ai vendos të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës

Chelsea mund të jetë skuadra ku asi i Uellsit, Gareth Bale, do të transferohej nëse vendos që gjatë verës të largohet nga Real Madrid.
E ardhmja e tij në Santiago Bernabeu vazhdon të jetë e paqartë, teksa ai nuk ka akoma një pozitë titullari të siguruar nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Bale ka kohë që është i lidhur me një kalim tek Manchester United, por Blutë mund të tentojnë ta blejnë, nëse Real bën ofertë për Thibaut Courtois ose Eden Hazard.
Paris Saint-Germain është një tjetër destinacion i mundshëm për Bale, nëse Los Blancos duan Neymar, ndërsa transferimi në Kinë është pothuaj i pamundur.