Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit, duke qenë në gjendje të shkëlqyeshme fizike dhe mendore, synon që në El Clasico t'u tregojë të gjithëve sa vlen.

Gareth Bale hyn në El Clasico në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Kjo mund të jetë ndeshja në të cilën Bale ka hyrë më mirë i përgatitur fizikisht.
Pasi nuk luajti në ndeshjet e Uellsit, anësori hyn në ndeshjen më të madhe në planet krejtëisht i relaksuar, pas një programi të veçantë stërvitor. “Ai është më mirë se kurrë”, kanë thënë disa zyrtarë në Valdebebas.
Por veç të qenit fizikisht mirë, Bale është po aq mirë edhe në aspektin psikik. Ai është i vendosur dhe me plot besim në vetvete se mund të jap atë që kërkon Real Madridi nga ai.
Fillimi i këtij edicioni nuk ka qenë aspak i lehtë për ish yllin e Tottenhamit. Pas kaloi lëndimet dhe u përball me shumë kritika shkaku i komenteve të agjentit të tij, ai në shtatë ndeshjet e luajtura shënoi dy gola dhe dhuroi tre asiste.
Të dy golat uellsiani i shënoi në ndeshjen ndaj Betisit. Kjo do të thotë që Bale ka tre muaj që nuk ka shënuar për Los Blancos.
Bale është i bindur se mungesa e golave do ta shoh fundin së shpejti. Dhe marrë parasysh gjendja e tij fizike dhe psikike, pse jo në El Clasico?