Lajmet e fundit
Asi i Los Blancos ka shqetësuar përfaqësuesen dhe përzgjedhësin e saj, Chris Coleman, pasi lëndimi që mori ditë më parë do t'ia pamundësojë paraqitjen në dy ndeshjet e radhës ndaj Irlandës dhe Gjerogjisë

Përfaqësuesja e Uellsit ka marrë lajm jo të mirë, pasi i është lënduar ylli i skuadrës, Gareth Bale.
Ylli i Real Madridit do të humbas dy ndeshjet finale, atë ndaj Irlandës në Kardif dhe në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.
Të dy këto takime janë të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, pasi Uellsi renditet në vendin e dytë me 14 pikë.
Në pozitën e parë është Serbia me 14 pikë, kurse në pozitën e tretë është Irlanda me 13 pikë, e ndjekur nga Austria me nëntën.