Lajmet e fundit

Zinedine Zidane është gati ta sakrifikojë Gareth Bale në mënyrë që në ekip ta sjellë Kylian Mbappe, shkruan Don Balon, njofton Klan Kosova.
Trajneri i Real Madrid, i ka thënë presidentit të klubit, Florentino Perez, se ai e do yllin nga Monako, por që më parë duhet të lirohet nga një yll në Real.
Përkundër se Karim Benzema do të ishte largimi logjik me sjelljen e një sulmuesi si Mbappe, Zidane më me dëshirë do ta largonte Balen.
Kështu, Mbappe do të pozicionohej si sulmuesi i krahut dhe do ta mbështeste, Cristiano Ronaldon.