Gareth Bale ka shënuar një supergol për të hapur llogarinë në kampionatin e Europian.
Bale ka lëshuar një projektil në drejtim të portës dhe kështu ka arritur t’i sigurojë epërsi minimale Uellsit kundër Sllovakisë në ndeshjen e parë qysh nga minuta e 10 e takimit.
Uellsi e Sllovakia janë në një grup me Rusinë e Anglinë, që do të ndeshen mes vete me fillim në orën 21:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.