Lajmet e fundit
Skuadra spanjolle përfitoi nga niveli jo shumë i lartë i kundërshtarit, por uellsiani mendon se megjithatë fitorja ishte e merituar.

Gareth Bale mendon se Real Madridi pati fat ndaj Romës në një varg rastesh, por që megjithatë fitorja ishte e merituar.
Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez shënuan nga një gol për t’i dhënë skuadrës së Zinedine Zidane fitoren me rezultat 2-0.
Ndeshja mund të rridhte ndryshe nëse romakët do t’i shfrytëzonin rastet, për ç’gjë Bale mendon që Reali pati fat, por që fitorja ishte e merituar.
“Gjithmonë të duhet pak fat. Ata patën mundësitë e tyre, por nuk shënuan”.
“Ne u mbrojtëm mirë pas golave të shënuar. Bashkëlojtarët kanë bërë punë të mirë në Romë, dhe synimi ishte që rezultati të mbrohet”.