Lajmet e fundit
Asi i Real Madrid mendon se skuadra ka ende gjasa për ta fituar titullin e La Liga.

Gareth Bale ka paralajmëruar Barcelonën se Real Madrid nuk ka hequr dorë nga lufta për titull të La Liga.
Skuadra kampione ka 10 pikë më shumë se Real Madrid, me vetëm tetë ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit.
Bale, megjithatë, insiston se skuadra është e qetë dhe beson në titull nëse fiton të shtunën në Camp Nou.
“Besoj se gjithçka është e mundur në futboll. Jemi 10 pikë prapa, por do të luftojmë deri në fund”.
“Të shtunën këtë e reduktojmë në shtatë pikë dhe pastaj mbetet të shohim”.
“Natyrisht në La Liga është e rëndësishme secila ndeshje, edhe për vetëbesim në Ligën e Kampionëve”.