Lajmet e fundit

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, do të mungojë në ndeshjen e parë të klubit në Bernabeu, si pasojë e një dëmtimi të kyçit të këmbës të pësuar gjatë stërvitjes.
Real Madrid do të ndeshet sonte me Celta Vigon, nga ora 21:00, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.
Përveç Bale, Realit do t'i mungojë edhe David Alaba.
Skuadra e Carlo Ancelottit u stërvit në fushën e Bernabeut të shtunën, ku Bale ndjeu disa shqetësime në nofullën e tij të djathtë. Stafi mjekësor i klubit është duke pritur për rezultatet e testeve për të kuptuar ashpërsinë e problemit.
Ancelotti ka favorizuar kryesisht Bale, Benzeman dhe Vinicius Junior deri më tani këtë sezon, edhe pse Eden Hazard gjithashtu filloi në vend të këtij të fundit në barazimin me Levanten.