Lajmet e fundit

Gareth Bale ka thënë se është nder që ai po lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munchen.
Uellsiani i tha këto fjalë për Sport Bild në ditën kur Real Madrid i shkon Bayern-it në “Allianz Arena” në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Në futboll kurrë nuk mund të thuash kurrë”, tha ai pas pyetjes për një kalim të mundshëm te kampioni gjerman.
“Po e shijoj futbollin në Madrid dhe e pranoj që Bayern është një nga klubet më të mira në futbollin evropian”.
“Të lidhesh me këtë klub është nder për secilin lojtar, por jam lojtar i Real Madridit”.