Lajmet e fundit

Gareth Bale mund të transferohet te Tottenham Hotspur nëse largohet nga Real Madridi, pohon gazeta spanjolle Don Balon, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se Manchester United dhe Chelsea kanë tentuar të dyja që të nënshkruajnë me uellsianin, i cili në mënyrë të përsëritur është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.
Raporti, sidoqoftë, pohon që Bale, “dëshiron që të ndjehet sërish si futbollist”, dhe mund të rikthehet tek ish-klubi i tij për ta rikthyer formën e tij.