Lajmet e fundit
Agjenti i uellsianit thotë se lojtari është i lumtur me jetën në kryeqytetin spanjoll dhe shpreson të mbetet aty deri në fund të karrierës.

Gareth Bale s’ka qenë kurrë afër nënshkrimit me Manchester Unitedin këtë afat kalimtar, pasi është shumë i lumtur tek Real Madridi, thotë agjenti i tij.
Uellsiani ishte shumë i lidhur me një kalim në Old Trafford këtë verë, megjithëse është një nga yjet e Realit qëkur u transferua, dy vite më parë.
“Pse do të largohej? Kjo s’ka kuptim. Ai s’ishte kurrë afër largimit?”
“Unë nuk e përjashtoj një kthim të mundshëm në Premier Ligë, por ai ka kontratë me Madridin edhe disa vite”.
“Atij i pëlqen ambienti këtu dhe jam i lumtur që e kemi ndihmuar të përshtatet”.
“Bale s’është në Madrid për të garuar me Ronaldon, por në aspektin e atyre që kanë arritur me klubin, ata janë pothuaj të njëjtë”.