Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Reading beson se bashkëkombasi i tij është afër të kthyerit në lojtarin më të mirë në botë.

Hal Robson-Kanu mendon se Gareth Bale është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Robson-Kanu shënoi golin e dytë për Uellsin, në fitoren 3-1 ndaj Belgjikë, ndërsa Bale dështoi të gjejë portën në këtë përballje.
Dhe me Bale që do të përballet në xhiron e radhës me bashkëlojtarin e tij tek Reali, Cristiano Ronaldo, Kanu ka thënë se ish asi i Spurs është duke u kthyer në lojtarin më të mirë në botë.
"Messi dhe Ronaldo janë të jashtëzakonshëm. Por edhe ne e kemi në skuadër një të tillë".
"Ai ka qenë shumë i rëndësishëm në ndeshjet tona dhe do të vazhdojë të jetë kështu".
"Bale është duke u bërë lojtari më i mirë në botë".