Lajmet e fundit
Sulmuesi uellsian është i interesuar të largohet nga Santiago Bernabeu ku nuk ndihet më i vlerësuar, sidomos pas ndeshjes të fundit kur u la jashtë formacionit startues megjithëse ishte i gatshëm për lojë

Lënia jashtë formacionit të Real Madrid në disa përballje kyçe, veçanërisht në atë ndaj Juventus, janë goditjet e fundit për karrierën e Gareth Bale në Santiago Bernabeu.
Agjenti i tij Jonathan Barnett është i gatshëm ta largojë atë nga Madridi, qysh gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa destiancion i mundshëm është Anglia.
Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadra të lidhura fort me blerjen e tij, ndërsa presidenti Florentio Perez dëshiron të kthejë 100 milionë eurot e shpenzuara për të.