Lajmet e fundit
Asnjë trofe i fituar nga Real Madrid zhgënjeu fansat e mbretërve, diçka që u reflektua sidomos tek Gareth Bale, në fyerjet e drejtuara kah ai.

Problemet e Gareth Bale në Madrid nuk tregojnë shenja largimi. Këtë e tregon video ku ai fyhet pas ndeshjes ndaj Juventus, në të cilën mbretërit u eleminuan.
Derisa Bale po largohej nga Santiago Bernabeu pas ndeshjes fansat iu vërsulën veturës së tij.
Humbja e rasteve nga Uellsiani, që bënë që mbretërit të eleminohen irrituan shumë fansat.
Vendi ku ipen autografët dhe deklaratat e futbollistëve kësaj radhe ishte arenë e fyerjeve ndaj Bale.
Ai u quajt 'bir bushtre' dhe 'idiot' e 'trap'.
Nuk mund të priteshin reagime tjera pas zhgënjimit të madh të këtij sezoni.