Lajmet e fundit

Gareth Bale ka deklaruar para ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, kundër Manchester City se ai dhe bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Cristiano Ronaldo, kanë raporte të mira.
Marrëdhëniet mes dy palëve u komentuan shumë nga mediat prej kur uellsiani kaloi në Santiago Bernabeu në vitin 2013 për shumën rekorde prej 86 milionë funta.
“Shtypi ka shkruar për shumë gjëra të cilat nuk kanë të bëjnë me ne, pasi që ne shkojmë mirë. Kurrë s’kemi pasur asnjë problem.”
“Ai flet gjuhën angleze dhe kjo më ka ndihmuar shumë që kur kam ardhur në Spanjë. Të dy kemi luajtur në Premier League dhe kjo është përparësi”, ka thënë Bale.
Por që Bale ka thënë se ai dhe Ronaldo ka raporte shumë të mira dhe se bashkëpunimi i tyre është i jashtëzakonshëm, transmeton Klan Kosova.