Lajmet e fundit

Gareth Bale ka thënë se futbollistët e Real Madridit duhet t’i mbajnë fort emocionet në ndeshjen finale të Champions League, kundër Atletico Madrid.
Rivalët lokal nga kryeqyteti spanjoll janë takuar në finalen e kësaj gare në vitin 2014, ku Reali kishte fituar 4:1 në kohën shtesë, pasi deri në minutën e 93-të gjithçka ishte e barabartë.
“Faktori kyç në këtë ndeshje është kontrollimi i emocioneve.”
“Nëse lejon që t’i lëshosh emocionet atëherë mund të dëmtohet loja. Është e rëndësishme që të fokusohemi në futboll.”
“E dimë se finalja do të jetë e vështirë, por që duhet të përgatitemi mirë”, ka thënë Bale, transmeton Klan Kosova.