Lajmet e fundit
Uellsiani, që ka ngritur shqetësime lidhur me një lëndim të mundshëm, insiston se skuadra do të jetë në nivele të larta ndeshjeve tjera megjithëse në të parën dëshpëroi.

Gareth Bale mendon se Real Madridi do të jetë në gjendje të shënojë shumë gola këtë sezon megjithë barazimin pa gola ndaj Sportin Gijonit të dielën.
Ndeshja e parë në La Liga e Rafa Benitezit përfundoi pa gola, me Realin që dështoi të shënojë megjithë tentimet e shumta.
Megjithkëtë, Bale është i bindur se skuadra është duke u përmirësuar dita-ditës dhe do të tregojë forcë më të madhe në sulm.
“Po përmirësohemi përditë. Po, mësojmë, stërvitemi dhe përmirësohemi. Pas secilës ndeshje po bëhemi skuadër më e fortë”.
“Normalisht ne jemi skuadër sulmuese. Duhet të përmirësojmë mbrojtjen dhe jemi duke punuar për këtë gjë. Në ndeshjen e parë nuk shënuam, por do të do të shënojmë shumë ndeshjeve në vijim”.
Real Madridi kthehet në aksion të shtunën kur në Santiago Bernabeu pret Real Betisin.